• e premte, 27 dhjetor 2024

Teherani do të lejojë kamera për monitorim, konfirmuan përfaqësues të Iranit dhe ANEB-it

Teherani do të lejojë kamera për monitorim, konfirmuan përfaqësues të Iranit dhe ANEB-it

Vjenë, 5 mars 2023 (MIA) - Irani i ka dhënë garanci Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) se do të ndihmojë në hetimin e grimcave të uraniumit të gjetura në vende të pashënuara dhe sërish do të instalojë pajisje monitorimi, kumtoi mbrëmë Trupi Rregullator Bërthamor i Kombeve të Bashkuara.

ANEB-i dhe Irani lëshuan një deklaratë të përbashkët pas kthimit të drejtorit të ANEB-it, Rafael Grosi nga Teherani, dy ditë përpara takimit tremujor të udhëheqësisë prej 35 anëtarësh të agjencisë.

Raporti nuk jep shumë detaje, por sipas diplomatëve perëndimorë, me siguri do të ketë një përforcim të konsiderueshëm të marrëdhënieve midis dy palëve, duke parandaluar kështu presionin nga Perëndimi për të futur një rezolutë tjetër që do t'i kërkonte Iranit të bashkëpunonte, thonë diplomatët.

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi gjatë takimit me Grosin në Teheran deklaroi se agjencia duhet të veprojë në mënyrë të pavarur nga ndikimet politike.

"Raisi e potencoi nevojën për ta ruajtur pavarësinë e ANEB-it dhe të respektohen të drejtat e iranianëve si kyçe për bashkëpunimin bilateral me agjencinë", publikoi agjencia iraniane e lajmeve IRNA.

Raisi bëri thirrje për bashkëpunim të mëtejmë me ANEB-in në bazë të respektimit të këtyre parimeve.

 

QËNDRONI TË LIDHUR