• e martë, 24 dhjetor 2024

Teherani: Diplomatët iranianë u larguan nga Siria para sulmit ndaj ambasadës iraniane në Damask

Teherani: Diplomatët iranianë u larguan nga Siria para sulmit ndaj ambasadës iraniane në Damask

 Teheran, 8 dhjetor 2024 (MIA) - Diplomatët iranianë u larguan nga Siria para sulmit të rebelëve ndaj Ambasadës iraniane në Damask, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Esmail Bagai.

 Bagaj tha për "Teheran tajms" se diplomatët iranianë e evakuuan ambasadën iraniane në Damask përpara sulmit nga "persona të panjohur" herët në mëngjes.

 Zëdhënësi konfirmoi se personeli iranian ishte i sigurt dhe ishte larguar nga ambasada para sulmit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR