• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tedros: Konflikti ka pasur një efekt katastrofal ndaj sektorit të shëndetësisë në Rripin e Gazës

Tedros: Konflikti ka pasur një efekt katastrofal ndaj sektorit të shëndetësisë në Rripin e Gazës

Nju-Jork, 10 dhjetor 2023 (MIA) - Konflikti mes Hamasit dhe Izraelit ka një ndikim katastrofal ndaj sektorit shëndetësor në Rripin e Gazës, njofton drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus.

Gjatë fjalimit të tij në një takim urgjent të bordit drejtues të OBSH-së, Tedros vuri në dukje se nevoja për ndihmë mjekësore është rritur në mënyrë dramatike, ndërsa kapaciteti i institucioneve shëndetësore është reduktuar në një të tretën e asaj që ishte përpara fillimit të konfliktit.

Shumë pak spitale në Rripin e Gazës po funksionojnë aktualisht, për shkak të bombardimeve izraelite dhe mungesës së karburantit.

Izraeli akuzon Hamasin për përdorimin e spitaleve si mburoja njerëzore, por grupi militant palestinez i hedh poshtë pretendimet. sa/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR