• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tedros: Janë të vogla mundësitë që të parandalohet gjenocidi në Tigraj

Tedros: Janë të vogla mundësitë që të parandalohet gjenocidi në Tigraj
Gjenevë, 19 tetor 2022 (MIA) – Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adanom Gebrejesusi, sot deklaroi  se ka “shumë pak mundësi që të parandalohet gjenocid” në rajonin e tij të lindjes në Tigraj në veri të Etiopisë. Tedrosi, i cili më parë ka qenë ministër i Shëndetësisë dhe ministër i Punëve të Jashtme i Etiopisë, ashpër ka kritikuar autoritetet etiopiane gjatë luftës dyvjeçare. Qeveria, megjithatë, e akuzoi  se është përpjekur të furnizojë armë dhe të sigurojë mbështetje diplomatike për forcat kryengritëse, gjë që ai e mohoi. Në komentet e tij më të ashpra për luftën deri më tani, Tedrosi në Gjenevë deklaroi se ushqimi dhe kujdesi shëndetësor përdoren si armë ushtarake në Tigraj, i cili në masë të madhe është shkëputur nga bota e jashtme. "Nuk ekziston asnjë situatë tjetër në botë ku gjashtë milionë njerëz mbahen nën rrethim pothuajse dy vjet," tha Tedrosi, dhe theksoi se ka pak mundësi që të parandalohet gjenocid. Qeveria etiopiane vazhdimisht mohon se i ka dërgesat humanitare për Tigrajin ose ka sulmuar civilë. Në konfliktin në atë zonë deri më tani kanë humbur jetën mijëra njerëz, miliona janë zhvendosur, ndërsa qindra mijëra njerëz janë në prag të urisë. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR