• e premte, 04 tetor 2024

Tedros bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë

Tedros bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë

Nju Jork, 23 dhjetor 2023 (MIA) - Duke përshëndetur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me të cilën kërkohet rritje e ndihmës për Gazën, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adanom Gebrejesus theksoi se "armëpushimi i menjëhershëm" është "kërkesa më urgjente".

I welcome the recent resolution passed by the UN Security Council addressing the Gaza crisis. The resolution highlights the need for urgent pauses and humanitarian corridors to ensure the safe delivery of food and health supplies to those in need. Additionally, it demands the… https://t.co/oNvCTEKuBe

— Tedros Adhanom Ghebreyesus (@DrTedros) December 22, 2023

"Shifra shkatërruese e deritanishme nga lufta nuk mund të injorohet, duke përfshirë humbjen e mbi 20,000 jetëve, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe mbi 53,000 të plagosur," tha Tedros në Platformën X (Tuiter).

Kërcënimi nga uria dhe përhapja e sëmundjeve është i madh”, ka shkruar ndër të tjera Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së. ls/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR