• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tedros: Anëtarët e OBSH-së do të lidhin një marrëveshje globale për pandemitë

Tedros: Anëtarët e OBSH-së  do të lidhin një marrëveshje globale për pandemitë

Gjenevë, 2 qershor 2024 (MIA) - Bisedat për arritjen e marrëveshjes globale për luftë më të mirë kundër pandemive do të përfundojnë deri në vitin 2025 ose më herët, nëse kjo është e mundshme, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Marrëveshja, që duhet ta përmirësojë bashkëpunimin para dhe gjatë pandemive, pas dëshmtimeve të pranuara gjatë pandemisë së Kovid-19, për dy vite të tëra u negociua nga 194-të vendet anëtare të OBSH-së.

Organizata fillimisht kishte për qëllim të arrijë marrëveshje këtë javë, por bisedat u anuluan për shkak të ndarjeve të thella ndërmjet vendeve më të pasura dhe më të varfëra rreth çështjeve siç janë ndarja e vaksinave dhe gatishmëria.

Por, vendet arritën të dakordohen për një marrëveshje paralele që përditëson rregullat ekzistuese ligjërisht të detyrueshme shëndetësore, të njohura si Rregulloret  Ndërkombëtare të Shëndetit (RRNSH), të cilat përfshijnë kategori të re të "rasteve emergjente pandemike" për krizat shëndetësore më të rëndësishme dhe kërcënuese globale.

"Vendimet historike të marra sot demonstrojnë dëshirën e përbashkët të vendeve-anëtare për ta mbrojtur popullsinë e tyre dhe të botës nga rreziku i përbashkët i krizave në shëndetin publik dhe pandemitë e ardhshme", tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus.

Ndryshimet e rregullave shëndetësore globale janë kahëzuar drejt përforcimit të mbrojtjes botërore nga patogjenet e reja pasi Kovid-19 vrau më shumë se shtatë milionë njerëz, sipas të dhënave të OBSH-së. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR