• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tash për tash pa marrëveshje rreth bartësve të funksioneve në BE në mandatin e ardhshëm

Tash për tash pa marrëveshje rreth bartësve të funksioneve në BE në mandatin e ardhshëm

Bruksel, 18 qershor 2024 (MIA) - Liderët e vendeve-anëtare të BE-së në samitin e mbrëmshëm joformal në Bruksel nuk kanë arritur marrëveshje rreth pakos së pritur për shpërndarje të vendeve më të larta dejtuese në Union, por, siç informoi kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel pas takimit, vetëm kanë pasur "diskutim të mirë".

"Takimi ka paraqitur mundësi të mirë që të shkëmbehen mendime rreth rezultateve zgjedhore dhe për përgatitje të takimi joformal të Këshillit Evropian që do të mbahet këtu në Bruksel javën e ardhshme. Mendoj se diskutimi është zhvilluar në drejtim të duhur, por në këtë fazë sonte nuk ka marrëveshje", deklaroi Mishel mbrëmë diçka pas mesnate pas përfundimit të takimit joformal të liderëve evropianë.

Ai theksoi se partitë politike në takim i kanë shprehur propozimet e veta për kandidatët për pozicione drejtuese në BE dhe në bazë të tyre do të punohet në marrëveshjen e arritur.

Pakoja për të cilën është diskutuar në takimin joformal i përfshhin kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Fon dera Lajen si kandidate për rizgjedhje të funksionit, ish-kryeministrin portugez Antonio Koshta si kandidat për kryetar të Këshillit Evropian, kryeministrin estoneze Kaja Kalis për përfaqësuese të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe plus rizgjedhjen e kryetares së Europarlamentit, Roberta Mecola.

Mishel theksoi se qëllimi i takimit të sotëm edhe nuk ishte që të sillet vendim rreth bartësve të funksioneve kryesore, por vetëm të këmbehen mendime dhe të paraqiten pritjet, shpresat dhe prioritetet, në mënyrë që secili të mund ta dëgjojë secilin, që, siç theksoi, është hap i rëndësishëm në procesin e sjelljes së vendimeve.

Sipas burimeve diplomatike, problemi që pengoi një marrëveshje nuk ishin emrat, por paketa e politikave dhe programi i punës për pesë vitet e ardhshme.

Megjithatë, u shfaqën edhe informacione se disa nga drejtuesit, kryesisht nga radhët e Partisë Popullore Evropiane (EPP), shprehën rezerva për nominimin e Kostës, që është propozim i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (SD).

Rezervat kishin të bënin me pretendimet për lidhjen e tij me një skandal korrupsioni në Portugali, megjithëse ai u lirua nga përfshirja në këtë rast pas një hetimi. Përveç kësaj, disa theksuan  "njohjen e dobët të gjuhës angleze" nga ana e Koshtës, për të cilën morën përgjigje se kështu ishte edhe me kryeministrin aktual polak Donald Tusk kur ai mori postin e kryetarit të Këshilli Evropian në vitin 2014, kështu që nuk e pengoi atë të kryente mirë detyrën.

Прекинот на наплатата е составен дел од договорот што владата го потпиша со производителите и трговците, а неговата цел е да се стабилизираат цените, рече Коста на почетокот на неделата.

Se EPP ka rezerva për Koshtën, që mbrëmë konfirmoi ministri italian i punëve të Jashtme, Antonio Tajani

"Disa druajnë se ai nuk është mjaftueshëm i fuqishëm rreth Ukrainës. Por, denati është i hapur, kështu që do të shpohim, shtoi Tajani, i cili është edhe lider i partisë Forca Italia *FI), e cila është pjesë e EPP

Burimet dipomatike theksojnë se në takimin e djeshëm të liderëve të partive anëtare të EPP të mbajtur çara Këshillit joformal evropian, kanë harmonizuar "procedura minimale" që do të mund t'i bënin, duke u bazuar në qëndrimin e këtillë të vlerësimeve se partia ka fituar në zgjedhjet evropiane dhe se është fuqia e vetme proevropiane që ka fituar më shumë eurodeputetë sesa që ka pasur deri më tani. 

Престанете да зборувате за тоа и почнете да го правите тоа“, напиша групата на Твитер.

Në mënyrë plotësuese,  EPP u ka propozuar socialdemokratëve që ta "ndajnë" vendin kryetar i Këshillit Evropian me nga një mandat nga 2,5 vjet.

Konform Marrëveshjes së BE-së, mandati i kryetarit të Këshillit Evropian zgjat 2,5 me të drejtë rizgjedhje. Kryetari aktual i Këshillit, Sharl Mishel është zgjedhur në vitin 2019, ndërsa pas skadimit të mandatit 2,5 vjeçar është rizgjedhur në atë funsksion. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR