• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Taravari: Për specializantët privatë do të veprojmë në bazë të interesit të spitaleve, mbi 10 mjekë në Shtip

Taravari: Për specializantët privatë do të veprojmë në bazë të interesit të spitaleve, mbi 10 mjekë në Shtip

Shkup, 19 shtator 2024 (MIA) – Një pjesë e madhe e deficitit të kuadrit mjekësor në shëndetësi do të kompensohet me specializantët privatë prej të cilëve në thirrjen e fundit kanë arritur rreth 480 aplikime, ndërsa do të veprohet sipas interesit të spitaleve. Shpresoj se në 300 mjekët e parë, një pjesë e tyre, ndoshta më shumë se 10, do t’i angazhojmë në Shtip, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Ai sot e vizitoi Spitalin Klinik në Shtip dhe paralajmëroi se aty specializantët e parë mund të priten deri në fund të vitit. Interesim kanë shprehur rreth 30 mjekë. 

"Biseduam edhe me drejtorin, edhe ta ai kanë ardhur specializantë të cilët kanë shprehur interesim, por edhe te ne kanë ardhur, aplikimet tashmë janë grumbulluar, rreth 480 mjekë nga gjithsej 600, do të veprojmë në bazë të interesit të spitaleve. Për në Shtip informacioni është se diku rreth 30 mjekë shprehin interesim, jo vetëm nga Shtipi пор edhe nga vendet përreth, do të veprojmë sipas asaj që do ta thotë drejtori se është prioritet", deklaroi Taravari. 

Sipas Taravarit, me punësimet e planifikuara të mbi 1000 personave në shëndetësi të cilët tani janë të angazhuar me kontratë në vepër do të hapet mundësia për kontrata të reja për shkak të deficitit të madh të kuadrit shëndetësor.

"Në shëndetësi për momentin, për fat të keq, janë angazhuar 2500 njerëz kryesisht kuadër i mesëm mjekësor me kontrata në vepër. Morëm obligim që deri në fund të vitit një pjese të tyre, mbi 1000 do të bëjmë përpjekje tu japim vendim dhe me këtë të hapim mundësi për kontrata të reja sepse me të vërtetë ka deficit të madh të mjekëve, por veçanërisht të infermierëve, punonjësve të higjienës dhe personelit mjekësor", tha Taravari. 

Në Spitalin Klinik të Shtipit, siç tha drejtori Vllado Zahariev, ka deficit të kuadrove në të gjitha repartet. 

"Gjendja më alarmante është në Anestezion, Gjinekologji, gjithashtu na mungojnë edhe shumë kirurgë të përgjithshëm, njëjtë edhe internistë, gjegjësisht në të gjitha repartet", tha Zahariev. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR