Taravari: Funksionarë të BDI-së janë duke u thirrur në prokurori, së shpejti do të shohim kush janë ato
- Lideri i Aleancës për Shqiptarët, njëherësh ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari në pyetjen e gazetarëve në një aktivitet në Gostivar ka thënë se ka informacione se funksionarë të BDI-së janë duke u thirrur nëpër prokuroritë kompetente. Ai nuk ka përmendur emra konkretë.
- Post By Fami Bajrami
- 12:37, 25 nëntor, 2024
Gostivar, 25 nëntor 2024 (MIA) – Lideri i Aleancës për Shqiptarët, njëherësh ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari në pyetjen e gazetarëve në një aktivitet në Gostivar ka thënë se ka informacione se funksionarë të BDI-së janë duke u thirrur nëpër prokuroritë kompetente. Ai nuk ka përmendur emra konkretë.
"Besoj se për një kohë të shkurtër do të shihni se kush janë ato. Nuk e di, nuk punoj në polici, as në prokurori, as në gjykata. Nëse ju duhet një informacion i tillë, pyesni atje. Por e di që shumë njerëz lëvizin shpesh atje", ka thënë Taravari.
Lidhur me deklaratat e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dërguar nga Cyrihu këto ditë se VLEN-i po rrënon arritjet e shqiptarëve që janë arritur në 22 vitet e fundit, Taravari theksoi se BDI-së nuk merret as me gjuhën e as me flamurin, por me mbrojtjen e pronës dhe paralajmëroi se disa funksionarë do të mbajnë përgjegjësi për të bëmat e tyre kur kanë qenë në pushtet.
"Me sa kam informacione, procedurat po rrjedhin, disa funksionarë të BDI-së tashmë janë duke lëvizur nëpër zyrat e organeve të hetuesisë dhe prokurorive, kur do ta bëjnë këtë organet kompetente shtetërore nuk kam informacione të sakta, por e di se lëvizin nëpër ato zyra", ka thënë Taravari.
foto: MIA