• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Taravari: Ahmeti do të tërhiqet nga politika më shpejt se sa pritej, zgjedhjet lokale do të jenë vula

Taravari: Ahmeti do të tërhiqet nga politika më shpejt se sa pritej, zgjedhjet lokale do të jenë vula

Shkup, 12 dhjetor 2024

Ministri i Shëndetësisë dhe njëkohësisht kryetari i partisë Alenaca për Shqiptarët, Arben Taravari, në podkastin “Biznis muabeti“, tha se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti do të tërhiqet nga politika më shpejt se sa pritej.

“Se ky është fundi i karrierës politike të z.Ahmeti, për këtë jam i sigurt. Zgjedhjet lokale do të jenë vula. Kurdo që të mbahen, atëherë do të jetë edhe dorëheqja e Ahmetit, nëse nuk ndodh kjo më herët”, tha Taravari . 

Ky koment erdhi si përgjigje ndaj pyetjes nëse pret që lideri i BDI-së të përfundojë në “listën e zezë” të SHBA-së, gjë për të cilën ai tha se nuk do të ishte aspak i habitur, por kjo është çështje e Uashingtonit.

Taravari theksoi se deri tani katër funksionarë të BDI-së janë në “listën e zezë“, ndërkohë që asnjë nga radhët e “integristëve“ nuk është dënuar. 

Aleanca për Shqiptarët

___________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR