Taravari: Ahmeti 22 vjet nuk mundi ta heq 20 përqindëshin
- Kryetari i ASH-së dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në emisionin Interaktiv në KTV është shprehur se Ahmeti për 22 vite qeverisje nuk arriti ta tërheq 20 përqindëshin nga Kushtetuta.
- Post By Fami Bajrami
- 11:19, 19 nëntor, 2024
Shkup, 19 nëntor 2024 (MIA)- Kryetari i ASH-së dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në emisionin Interaktiv në KTV është shprehur se Ahmeti për 22 vite qeverisje nuk arriti ta tërheq 20 përqindëshin nga Kushtetuta.
Ai tha se Ahmeti në vitin 2023 kur ishte kryeministër Talat Xhaferi, e votoi një ligj për avancimin e përdorimit e gjuhës maqedonase dhe në asnjë moment nuk përmendën që duhet të avancohet edhe përdorimi i gjuhës shqipe.
Pra, siç tha ai, kjo është dyfytyrësia që bën opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
“Pra, për momentin po përdoren resurse të jashtëzakonshme financiare propaganduese për ta përgënjeshtruar opinionin. Problemi i gjuhës shqipe në Kushtetuese është nga viti 2019. Atëherë kryetar i Gjykatës Kushtetuese ka qenë Sali Murat që sot është deputet i BDI-së. Prej nga lidhja e Sali Murat me Ali Ahmetin nuk e di. Një ish kryetarë i gjykatës kushtetuese i cili këto probleme deri sot i ka mbajtur në sirtar”, ka deklaruar Taravari.