• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Talebanët ndalojnë internetin në veri të Afganistanit

Talebanët ndalojnë internetin në veri të Afganistanit

Kabul, 18 shtator 2025 (MIA) - Qeveria talebane ka ndaluar internetin në disa pjesë veriore në Afganistan për të "parandaluar aktivitetet imorale", kumtoi qeveria talebane. 

Kjo është ndalesa e parë e tillë për internet që kur talebanët kanë marrë pushtetin në Afganistan që nga viti 2021. 

Talebanët ua ndaluan vajzave të shkonin shkollën e mesme, ndërsa grave të punonin në shumë sektorë. 

Ndalesa vlen për pesë provinca - Kunduz, Badakshan, Baglan, Takar dhe Balh - në veri të vendi, të cilat përfshijnë qendrat e popullsisë së rajoneve. 

Referohet për të gjitha lidhjet e internetit përmes kabllove optik, kumtuan personat zyrtarë. 

Do të jetë e disponueshme qasja deri tek interneti përmes telefonave celularë, thanë ata. 

"Kjo masë është marrë për të parandaluar aktivitetet imorale", theksohet në kumtesë, duke shtuar se do të ofrohen alternativa për nevojat themelore. 

Ish ambasadori amerikan në Afganistan, Zalmaj Kalilzad tha se ndalesa është absurde. 

"Nëse arsyeja e vërtetë për shqetësim është pornografia, si në shumë vende islamike, ajo lehtë mund të bllokohet me filtra. Shumë vende në botën islamike bëjnë pikërisht këtë", tha ai. rq/

Foto: arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR