• e premte, 27 dhjetor 2024

Takim virtual i Bajdenit dhe aleatëve perëndimorë: Bënë thirrje për respektimin e të drejtës ndërkombëtare dhe aksionit diplomatik për një zgjidhje politike

Takim virtual i Bajdenit  dhe aleatëve perëndimorë: Bënë thirrje për respektimin e të drejtës ndërkombëtare dhe aksionit diplomatik për një zgjidhje politike

Uashington, 23 tetor 2023 (MIA) -  Presidenti amerikan Xho Bajdeni dhe liderët perëndimorë më me ndikim e përsëritën mbështetjen e tyre për Izraelin në luft[n me Hamasin, ndërsa në të njëjtën kohë bënë thirrje për respektimin e  të drejtës humanitare ndërkombëtare, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.  

Bajdeni dje ka biseduar me presidentin francez Emanul Makron, kancelarin gjerman Olaf Sholc, kryeministrin britanik Rushii Sunak, kryeministrin brotanik Xhaston Trudo dhe kryeministren italiane Xhorxha Meloni.  

"Liderët e përsëritën mbështetjen e tyre për Izraelin dhe të drejtën e tij për që të mbrohet nga terrorizimi dhe bënë thirrje për respektimin e të drejtës humanitare ndërkombëtare, veçanërisht për mbrojtjen e civilëve", tha Shtëpia e Bardhë. 

Siç është theksuar, liderët kanë biseduar për fatin e qytetarëve të tyre të bllokuar në luftë, veçanërisht të atyre të cilët duan ta lëshojnë Rripin e Gazës.  

Luftimet po zhvillohen në Rripin e Gazës, një enklavë palestineze ku dhjetëra njerëz humbën jetën në sulmet e reja ajrore izraelite, ndërsa situata humanitare po përkeqësohet. 

Pas kalimit të 20 kamionëve me ndihma  humanitare të shtunën, një konvoj  i dytë mbërriti dje në Gazë, e cila po përballet me mungesë të madhe të ujit, ushqimit dhe materialeve mjekësore. 

Sipas kumtesës nga Shtëpia e Bardhë, liderët perëndimorë kanë premtuar se do t'i koordinojnë përpjekjet që të sigurojnë qasje të vazhdueshme  dhe të sigurt në ushqim, ujë, kujdes mjekësor dhe ndihmë tjetër të nevojshme përpërgjigje të nevojave humanitare të banorëve të Gazës.   

Ata premtuan edhe aksion diplomatik për "parandalimin e përhapjes së konfliktit, ruajtjes së stabilitetit në Lindjen e Mesme dhe  punës drejt një zgjidhje politike dhe paqes së qëndrueshme".

Bajdeni e thirri takimin virtual në të cilin u përfshinë liderët e pesë vendeve aleate, pas bisedës me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, gjatë të cilit të dy liderët ranë dakord për një rrjedhë të pandërprerë të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës. 

Më 7 tetor Hamasi filloi sulm ndaj Izraelit në të cilin sipas autoriteteve izraelite humbën jetën të paktën 1.400 njerëz, kryesisht civilë. Më shumë se 200 njerëz janë marrë si pengje në, siç vlerësohet, sulm më i madh i armatosur në historinë e Izraelit. Izraei u kundërpërgjigj me bombardimin e Rripit të Gazës, ku humbën jetën më shumë se 4.600 palestinezë, kryesisht civilë, sipas Minitrisë së Shëndetësisë së Gazës. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR