• e premte, 27 dhjetor 2024

Takimi treditor i UNESKO-s për t'i dhënë fund ndotjes globale plastike

Takimi treditor i UNESKO-s për t'i dhënë fund ndotjes globale plastike

Paris, 29 maj 2023 (MIA) - Përfaqësues të 175 vendeve po marrin pjesë në një takim në selinë e UNESKO-s, në të cilin duhet të bëhet përparim deri në vitin e ardhshëm për t'i dhënë fund ndotjes plastike.

Takimi në Paris, i cili do të zgjasë deri më 2 qershor, është i dyti nga pesë seancat në proces.

Presidenti francez Emanuel Makron ka paralajmëruar se ndotja globale plastike është një "bombë me sahat" dhe u bëri thirrje vendeve pjesëmarrëse t'i japin fund modelit të sotëm të prodhimit "të globalizuar dhe të paqëndrueshëm", ku vendet më të pasura eksportojnë mbetje plastike tek ato më të varfra.

"Ndotja plastike është një bombë me sahat dhe në të njëjtën kohë tashmë është një e keqe sot”, tha Makron në videomesazhin, duke shtuar se përbën një rrezik për qëllimet e ngrohjes globale, si dhe për biodiversitetin dhe shëndetin e njeriut.

Ai shtoi se prioritetet e para të negociatave duhet të jenë reduktimi i prodhimit të plastikës dhe ndalimi "sa më shpejt të jetë e mundur" i produkteve më ndotëse si plastika për një përdorim.

Për 20 vjet e më shumë  prodhimi vjetor i plastikës dyfish është rritur në 460 milionë tonë dhe është në rrugën e duhur për t'u trefishuar brenda katër dekadave. Dy të tretat e produkteve plastike hidhen pas një ose disa përdorimesh, më shumë se një e pesta hidhen ose digjen ilegalisht dhe më pak se 10 përqind reciklohen.

Drejtoresha e Programit të KB-së për Mjedisin, Inger Andersen, vuri në dukje se plastika e hedhur “shkakton shumë ndotje, mbyt ekosistemet tona, ngroh klimën, dëmton shëndetin tonë” dhe se vendet më të cenueshme janë më të goditurat.

Sipas të dhënave nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), plastika kontribuon në ngrohjen globale: ajo përbënte 1.8 miliardë tonë gaze serrë në vitin 2019, 3.4 për qind e emetimeve globale, një shifër që mund të dyfishohet deri në vitin 2060. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR