• e premte, 26 korrik 2024

Takim i Kryetarit Gashi me përfaqësuesit e Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi

Takim i Kryetarit Gashi me përfaqësuesit e Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me kryetarin e Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, Igor Jadrovski; zëvendëskryetarin Limko Bejzaorski dhe anëtaren - Flora Kadriu.

"Nga viti në vit rritet ndërgjegjësimi i qytetarëve për ekzistimin e këtij institucioni, gjë që dëshmohet nga shtimi i numrit të parashtresave nga sfera të ndryshme të jetës së përditshme dhe politike. Komisioni është kompetent t'i shqyrtojë ato dhe të japë mendimin e vet për to. Ky Komision punon mbi parimet e barazisë, joselektivitetit dhe paanshmërisë, me qëllim të sundimit të së drejtës dhe barazisë së të gjithë qytetarëve. Mendimet e tij nuk kanë vetëm rol mbrojtës, por edhe parandalues. Ideja nuk është vetëm të veprohet për parashtresat, por nga ato parashtresa të zbulohen problemet sistematike që mund të zgjidhen", qëndron në kumtesën e sotme të shërbimit për shtyp qeveritar.

Vetë Komisioni është themeluar në Kuvend, kështu që nga kjo duhet të rezultojë edhe bashkëpunimi më i madh dhe mbështetja logjistike.

"Në këtë drejtim, Kryetari Gashi ofroi derë të hapur për bashkëpunim, për rekomandime këshillëdhënëse, për ndryshime dhe plotësime të ligjeve. Pas bisedës konstruktive, dha idenë që të organizohen mbledhje publike për propozim-ligje të ndryshme ku do të dëgjohen mendimet e Komisionit, në prani të përfaqësuesve të ministrive, ekspertëve dhe mediave. Të pranishmit u pajtuan se mund të nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit, me qëllim që trajtimi i barabartë i qytetarëve të jetë në nivelin më të lartë", nënvizohet në kumtesën. ls/

Foto: Kuvend i RMV-së.

 

QËNDRONI TË LIDHUR