• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mexhiti: Çështjen me ekstradimin e Ramadanit duhet ta zgjidhim në përgjithësi, jo rast pas rasti

Mexhiti: Çështjen me ekstradimin e Ramadanit duhet ta zgjidhim në përgjithësi, jo rast pas rasti

Shkup, 26 korrik 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, konsideron se ekstradimi i ish-anëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, nuk është rasti i parë i tillë tek ne dhe se Serbia po e keqpërdorë anëtarësimin në Interpol.

"BDI dëshiron të duket sikur ky është rasti i parë. për fat të keq, pati edhe më herët raste të këtilla të cilët në fund përfunduan në Gjykatën supreme, me vendim për t'u liruar sepse nuk ka fakte dhe argumente", tha ministri.

Sipas tij, Serbia po e keqpërdorë anëtarësimin në Interpol.

"Mendoj se edhe ky rast do të prëfundojë në mënyrë të njejtë. Duhet në përgjithësi ta zgjidhim këtë çështje, e jo rast pas rasti", tha Mexhiti para vizitës tek shitoret artizanale në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Lidhur me çështjen për propozimin e BDI-së për legalizimin e parimit fituesi me fituesin, Mexhiti deklaroi se BDI nuk ka të drejtë në cilën do formë.

"BDI nuk ishte opsion shqiptar kësaj radhe, edhe po të kishte një ligj të tillë nuk do të vlente për BDI-në sepse ishte koalicion multietnik. Në cilën do formë  nuk kanë të drejtë", tha ministri.

Ai theksoi edhe se nuk do të rritet numri i bastoreve dhe kazinove në vend dhe mu atë arsye, siç tha, nuk kanë marrë kurfarë vendi si VLEN në Llotarinë e Maqeodnisë.

"Hapi i dytë është grupi jonë parlamentar, së bashku me deputetë nga VMRO-DPMNE-ja kërkonin interpretim autentik të ligjit, presim edhe Kuvendi të konfirmojë, nëse e konfirmon, pesë koncesionet për lojëra të fatit do të shfuqizohen", tha ai, duke shtuar se në të njejtën kohë punojnë për Ligj më rigoroz për kazinot dhe lojërat e fatit. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR