• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takimi i krizës NATO-Zelenski: Aleatët e Aleancës do të dërgojnë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë

Takimi i krizës NATO-Zelenski: Aleatët e Aleancës do të dërgojnë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë

Bruksel, 19 prill 2024 (MIA) - Aleatët e NATO-s do t'i japin Ukrainës më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, njoftoi sot sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg, pas takimit të krizës, organizuar përmes video-lidhjes, me ministrat e mbrojtjes dhe presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, njoftoi DPA. 

"NATO i ka hartuar kapacitetet ekzistuese në vendet e Aleancës që mund t'i jepen Ukrainës", tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp pas takimit, njoftoi agjencia gjermane.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, gjithashtu, përmendi se "disa aleatë kanë ndërmarrë detyrime specifike" të dërgojnë armë shtesë të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.

Ukraina është e shqetësuar nëse mundet të mbajë vijën e saj të frontit kundër rritjes së presionit ushtarak rus.

Zelenski para mbledhjes tregoi se në javët e fundit Rusia, në sulmet ajrore, shkatërroi pothuajse të gjitha planet e energjisë termike të Ukrainës. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR