• e shtunë, 23 nëntor 2024

Takime jozyrtare të GAK dhe drejtorëve politikë për punët e jashtme të BE-së në Budapest

Takime jozyrtare të GAK dhe drejtorëve politikë për punët e jashtme të BE-së në Budapest

 

Bruksel, 1 shtator 2024 (MIA) - Në Budapest sot dhe nesër do të mbahen takime jozyrtare të Këshillit për Çështje të Përgjithshme të BE-së (GAK) dhe të drejtorëve politikë të ministrive të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Unionit.

Temat kryesore të sesionit të GAK do të jenë dy nga prioritetet e presidencës aktuale hungareze me BE-në - forcimi i konkurrencës së Unionit dhe ballafaqimi me sfidat demografike në bllok.

Sipas paralajmërimit, ministrat ose sekretarët shtetëror për çështje evropiane do të diskutojnë për mundësitë për përforcimin e konkurencës dhe sundimit të ligjit në BE përmes përmirësimit të modelit për miratimin e rregullorës ligjore, si dhe do të debatojnë për aspekte të ndryshme të konkurrencës. 

Gjatë drekës së punës pjesëmarrësit e takimit jozyrtar të GAK do të shkëmbejnë mendime për sfidat demografike me të cilat përballet BE-ja.

Në takmin jozyrtar të drejtorëve politikë të ministrive të punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së dhe Shërbimit evropian për punë të jasthem (EEAS) do të diskutohet për sfidat që lidhen me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Unionit në mandatin e ri të institucioneve të Unionit, për marrëdhëniet ruso-kineze, si dhe efektivitetin e politikës së sanksioneve të bllokut.

Takimet jozyrtare të BE-së janë takime në të cilat nuk merren vendime, por vetëm debatohet dhe shkëmbehen mendime për tema dhe çështje të caktuara. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR