• e diel, 06 tetor 2024

Takim Zelenski-Bajden në Shtëpinë e Bardhë

Takim Zelenski-Bajden në Shtëpinë e Bardhë

Uashington, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Në Dhomën ovale në Shtëpinë e Bardhë në rrjedhë është takimi mes presidentit amerikan dhe ati ukrainas, Xho Bajden dhe Volodimir Zelenski.

Në fillim të takimit Bajden i tha Zelenskit se do të ishte "dhuratë krishtlindjesh" për presidentin rus Vlladimir Putin nëse Kongresi nuk arrin të miratojë ndihmë të re ushtarake për Kievin.

"Ne do të qëndrojmë në anën tonë", i tha Bajden presidentit ukrainas.

Edhe krahas përpjekjeve të presidentit amerikan për ta qetësuar shqetësimin, republikanët ende janë kundër pakos së ndihmës prej 61 miliardëve dollarë për Ukrainën.

Zelenski e falënderoi Amerikën dhe aleatët e tjerë për mbështetjen për Ukrainën.

Ai tha se "Ukraina mund të fitojë" kundër Rusisë dhe konkretisht e përmendi humbjen e forcave ruse në Detin e Zi.

Zelenski tha se dëshiron ta përforcojë sistemin ukrainas për mbrojtje ajrore, i cili mbetet kyç në mbrojtjen e populaltës civile në vend.

Ky është takimi i shtatë mes Bajdenit dhe Zelenskit dhe është vizita e tretë e Zelenskit në Uashington prej fillimit të invazionit rus në shkurt të vitit 2022. ab/

foto: Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR