Takim Zelenski - Xhonson në Kiev
Kiev, 17 qershor 2022 (MIA) – Kryeministri britanik, Boris Xhonson sot në Kiev u takua me presidentin e Ukrainës, Vollodimir Zelenski.
Xhonson publikoi fotografi prej tij dhe Zelenskit dhe shkroi "Zoti president, Vollodimir, më vie mirë që sërish jam në Kiev".
Kjo është vizita e dytë e Xhonsonit në Kiev nga fillimi i invazionit rus mbi Ukrainën, që filloi më 24 shkurt.