• e shtunë, 23 nëntor 2024

Takim Vuçiq - Ruge për situatën në rajon

Takim Vuçiq - Ruge për situatën në rajon

Beograd, 21 gusht 2024 (MIA) – Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot në Beograd pati takim me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për çështje politike dhe politikë të sigurisë Boris Ruge dhe theksoi se “rreziku i vazhdueshëm nga përshkallëzimi i tensioneve të cilat Prishtina i provokon rregullisht me vendime të papërgjegjshme dhe sjellje në masë të madhe ndikon ndaj popullit serb në Kosovë”.

“Takim i mirë me Boris Ruge për çështjet më të rëndësishme, situatën në rajon, sigurinë e Kosovës dhe Metohisë dhe implikimeve të mundshme nga vazhdimi i veprimeve të njëanshme të regjimit të Kurtit”, shkroi Vuçiqi pas takimit në profilin në Instagram „buducnostsrbijeav“.

Presidenti i Serbisë shfaqi shqetësim të madh për shkak të tendencës për vështirësimin e situatës edhe krahas të gjitha përpjekjeve të Beogradit që t’i kthejë çështjet e hapura në kuadër të dialogut. fc/

Fotografia: Instagram

QËNDRONI TË LIDHUR