• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim Sijarto-Sibiha në Budapest

Takim Sijarto-Sibiha në Budapest

Budapest, 30 shtator 2024 (MIA) - Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme Andrij Sibiha sot deklaroi se ka pasur një bisedë të sinqertë me homologun e tij hungarez Peter Sijarto edhe krahas mospajtimeve rreth sulmit rus ndaj Ukrainës.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Sibiha e falënderoi Budapestin për mbështetjen e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë dhe tha se Kievi është "përkushtuar për të zhvilluar marrëdhënie pragmatike dhe të parashikueshme të fqinjësisë së mirë".

Pasi Sijarto tha se Budapesti do të mbështeste çdo iniciativë për të arritur paqen në Ukrainë, Sibiha shfaqi shpresën se Hungaria do të vazhdojë të mbështesë "nismat ukrainase", duke iu referuar planeve të Kievit për të refuzuar çdo përfitim territorial rus. sa/

Foto: Fejsbuk 

QËNDRONI TË LIDHUR