• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim Mishel - Bërnabiq: Reformat janë kyçe për Serbinë që të avancohet në rrugën drejt BE-së

Takim Mishel - Bërnabiq: Reformat janë kyçe për Serbinë që të avancohet në rrugën drejt BE-së

Bruksel, 4 korrik 2023 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel pas takimit me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq deklaroi se "është me rëndësi kyçe që Serbia të vazhdojë me reformat që të avancohet në rrugën drejt BE-së.

Mishel në Tuiter shkroi se në bisedimet me Bërbabiqin ka thënë qartë se nevojitet depërshkallëzim urgjent e situatës në veri të Kosovës dhe vazhdim i dialogut me Prishtinën nën patronatin e BE-së.

"E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE", theksoi Mishel.

Bërnabiq në Bruksel është takuar edhe me eurokomisarin për zgjerim, Oliver Varhei, kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, si dhe me komisarin për ekonomi të Bashkimit Evropian, Paolo Xhedntiloni. mb/

Foto: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR