• e premte, 27 dhjetor 2024

Takim ministror i BE-së pas paralajmërimit të Putinit për mobilizim të rezervistëve

Takim ministror i BE-së pas paralajmërimit të Putinit për mobilizim të rezervistëve
Nju-Jork, 21 shtator 2022 (MIA) - Ministrat e punëve të jashtme të Bashkimit Evropian sonte do të mbajnë takim urgjent joformal në Nju-Jork në margjina të mbledhjes vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, lidhur me paralajmërimin e presidentit rus, Vlladimir Putin për mobilizim të mijëra rezervistëve, kumtoi shefi i diplomacisë evropiane, Zhozep Borell. Kërcënimi i presidentit rus për përdorim të armëve bërthamore është "i papranueshëm", deklaroi Borell në KB dhe shtoi se "komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë". Presidenti Putin sot urdhëroi mobilizim të pjesshëm të rezervistëve për përforcim të forcave në konfliktin ushtarak në Ukrainë. Putin tha se Perëndimi dëshiron ta shkatërrojë Rusinë dhe paralajmëroi se nëse ekziston kërcënim për tërësinë territoriale të Rusisë, do të përdoren "të gjitha mjetet". ab/

QËNDRONI TË LIDHUR