• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takim Millanoviq-Dodik në Hvar

Takim Millanoviq-Dodik në Hvar

Zagreb, 25 korrik 2023 (MIA) - Presidenti kroat, Zoran Millanoviq sot u takua me kryetarin e Republikës serbe, Millorad Dodik.

"Në takimin e punës, i cili u mbajt në Hvar, presidenti Millanoviq dhe Dodik biseduan për situatëln aktuale në BeH dhe për marrëdhëniet e vendit fqinj me Republikën e Kroacisë. Në këtë kontekst, ata konkretisht biseduan për nevojën e formimit të një qeverie funksionale dhe efikase në BeH e cila do të sigurojë pjesëmarrje të barabartë të përfaqësuesve legjitim të të tre kombeve", kumtoi kabienti i presientit kroat.

"Zotëri Dodik e informoi presidentin Millanoviq për bisedimet dhe proceset me të cilat tentojnë ta zgjidhin keizën institucionale dhe politike në BeH, ku u dakorduan se kjo është e domosdoshme për të mirën e të tre kombeve në BeH, si dhe për përshçejtim të integrimit evropian në BeH", thuhet në kumtesë dhe shtohet se Republika e Kroacisë i mbështetetë dhe i përshsëndetë të gjitha marrëveshjet e përfaqësuesve legjitim politik të tre popujve në BeH të cilët sigurojnë barazi të tyre, stabilitet në BeH dhe rrugën e saj evropiane. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR