• e enjte, 18 korrik 2024

Takim Micotakis-Çeferin në Athinë

Takim Micotakis-Çeferin në Athinë

Athinë, 16 gusht 2023 (MIA) - Ngjarjet në futbollin grek dhe evropian pritet të jenë në fokusin e takimit të sotëm në Athinë të kryeministrit të Greqisë Kirjakos Micotakis me kryetarin e UEFA-s Aleksander Çeferin, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Siç kumtuan nga kabineti i kryeministrit grek, gjysmë ore pas takimit të tyre, do të mbahet edhe mbledhje në përbërje të zgjeruar ku përveç kryetarit të UEFA-s dhe ministrave kompetent grekë janë ftuar edhe kryetarët e klubeve greke të futbollit Olimpiakos, Panatinaikos, AEK dhe PAOK.

Micotakis javën e kaluar  kishte bisedë telefonike me Çeferin dhe u dakorduan që sot të takohen në Athinë.

Pas takimeve në Pallatin e kryeministrit, kryetari i UEFA-s, pasdite do të takohet edhe me njeriun e parë të Federatës së futbollit grek, Panajotis Baltakos.

Sonte në stadiumin "Georgios Karajskakis" në Olimpiakos të Pireas do të mbahet finalja e Superkupës ndërmjet Mançester Siti dhe Sevila. sr/sa/

QËNDRONI TË LIDHUR