Takim Limani - Çeku në Forumin për Rininë në Berlin
- Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot ka pasur takim me minitrin e Kulturës dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, gjatë vizitës së tij të punës në Berlin ku mer pjesë në Forumin për Rini në kuadër të Procesit të Berlinit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:08, 14 tetor, 2024
Shkup, 14 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot ka pasur takim me minitrin e Kulturës dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, gjatë vizitës së tij të punës në Berlin ku mer pjesë në Forumin për Rini në kuadër të Procesit të Berlinit.
Siç bëri të ditur Ministria e Politikës Sociale dhe Demografisë dhe Rinisë, Limani dhe Çeku kanë biseduar për rëndësinë e hyrjes së Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian "me theks në atë se barazia e të gjitha vendeve duhet të jetë një parim që do të respektohet, pa kushte".
"Ministrat folën edhe për thellimin e bashkëpunimit në fushën e rinisë, shkëmbimin e përvojave pozitive me theksin se angazhimet e përbashkëta për një të nesërme më të mirë të të rinjve duhet të shndërrohen në veprime, në mënyrë që përfitimet të bëhen të njohura dhe të dukshme", theksohet në kumtesë.
Foto: Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë