• e shtunë, 23 nëntor 2024

Memov: Mjetet për pensione do të sigurohen, Fondit i mungojnë kuadro në më shumë njësi rajonale

Memov: Mjetet për pensione do të sigurohen, Fondit i mungojnë kuadro në më shumë njësi rajonale

Shkup, 17 tetor 2024 (MIA) - Pensionistët në mars do të kenë rritje të pensioneve për 2.500 denarë shtesë siç ishte edhe rritja që filloi me pensionet për shtatorin, ndërsa në shtator të vitit të ardhshëm do të kenë rritje prej rreth 4 për qind sipas metodologjisë së harmonizimit.

Rritja lineare e pensioneve në shtator të vitit 2024 ka qenë 862 milion denarë (gati 14 milionë euro) ose 11,17 për qind në raport me shumën totale të paguar për pensionet në gusht të vitit 2024.

Drejtori i Fondit për sigurim pensional dhe invalidor (FSPIM), Nikolla Memov tha se propozim-buxheti për Fondin për vitin 2025 është 135 miliard denarë kundrejt 110,5 miliardë denarë për vitin aktual 2024.

Në takimin me gazetarët ku informoi për gjendjen e buxhetit dhe për planet e ardhshme, drejtori i ri i Fondit tha se mjetet e pensioneve do të sigurohen dhe se deficiti buxhetor në buxhetin e përgjithshëm për vitin 2025 është 27 për qind. Kontributi në sigurimet pensionale mbetet 18.8 për qind.

"Qytetarët duhet të jenë të sigurt se mjetet e pensionit do të sigurohen. Deficiti buxhetor është stabilizuar dhe do të jetë 27 për qind. Menaxhmenti i ri deri te Qeveria dhe deri te Ministria e Politikës Sociale do të propozojë masa afatshkurtra dhe afatmesme për stabilizimin e buxhetit për pagesën e pensioneve. Presim që të ardhurat nga pagesa e kontributeve të rriten deri në fund të vitit dhe deficiti të stabilizohet", tha Memov.

Ai theksoi se deficiti buxhetor nuk është krijuar për shkak të keqmenaxhimit të fondit të sigurimeve pensionale dhe invalidor, por është rezultat siç tha, "politikave ekonomike të qeverive të mëparshme në njëzet vitet e fundit".

Qëllimi kryesor i Qeverisë, shtoi drejtori i FSPIM, është sigurimi i një standardi më të mirë jetese për pensionistët dhe rritja lineare e pensioneve mëton tha ai, "të ulen diferencat sociale mes përfituesve të pensioneve minimale dhe atyre me pensione të larta".

Sa i përket rritjes së moshës për pension e cila tani është 62 vjet për femrat dhe 64 për meshkujt, Memov u përgjigj se duhet të vendosë Qeveria. 

Nga fillimi i vitit deri në mesin e këtij muaji janë zgjidhur 19.700 lëndë për pensionim, numri më i madh janë të moshuar, pasuar nga pensionet familjare dhe invaliditeti. Deri më 15 tetor kanë qenë rreth 3.000 lëndë në pritje të kërkesave për ushtrim të së drejtës për pension në vitin 2024, që vjen si pasojë e mungesës së punonjësve në njësitë rajonale të FSPIM.

Siç njofton Memov, mungojnë pothuajse 50 për qind punonjës në përputhje me sistematizimin. Numri më i madh i të punësuarve (mbi 90 për qind) është në njësitë rajonale në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gostivar dhe Kërçovë, ndërsa në degët e qyteteve të tjera vendet e punës plotësohen nën minimumin e nevojshëm për të qenë në gjendje të funksionojnë. Prandaj po bëhet një plan për optimizimin e numrit të punonjësve sipas subjekteve që kanë dhe Fondi ka paraqitur kërkesë në Ministrinë e Financave për pëlqimin për rikthimin në punë të të punësuarve me kontratë pune. Për të zgjidhur çekuilibrin, artikujt do të transferohen nga një degë në tjetrën.

Në vend ka mes 340.000 dhe 350.000 pensionistë, ndërsa norma vjetore e planifikuar e rritjes së përfituesve të rinj të pensionit sillet nga 0.9 në 1 për qind.

Lidhur me të ashtuquajturat pensione të shpikura në Kosovë, për të cilat ka spekulime në opinion, drejtori theksoi se nuk mund të konfirmohet se ekzistojnë dhe se gjithçka do të jetë më e qartë kur të planifikohet regjistri qendror i kompanive të sigurimeve shoqërore, sipas shembullit të regjistrit për kompanitë.

Ai paralajmëroi modernizimin e shërbimeve dhe proceseve afariste në Fond dhe tha se prioritet kyç është investimi në sistemin e TI-së, andaj në buxhetin e ri Memov kërkon mjete për zgjidhje të reja softuerike për sistemin pensional. 

"Do të bëjmë një zgjidhje të re softuerike dhe sistemi TI do të jetë plotësisht në "klaud", siç është tani FSSHM. Fondi do të hapet për qytetarët përmes këtij digjitalizimi që do të bëjmë, në mënyrë që çdo qytetar të shohë në një aplikacion sa përvojë ka, kontribute etj", njofton drejtori i Fondit për sigurim pensional dhe invalidor. qa/

Foto: MIA

 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR