• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim Kurti - Ulutash: Sulmi në Banjskë e theksoi nevojën për kontroll të shtuar në kufirin m Serbinë

Takim Kurti - Ulutash: Sulmi në Banjskë e theksoi nevojën për kontroll të shtuar në kufirin m Serbinë

Prishtinë, 18 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e priti sot komandantin e ri të Misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralin Ozkan Ulutash, me të cilin bisedoi për gjendjen e sigurisë në vend pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, në veri të Kosovës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Kurti, sipas kumtesës nga shërbimi për informim i kabinetit të tij, theksoi se është i interesuar për bashkëpunim të fuqishëm, takime të shpeshtuara dhe komunikim të rregullt me komandën e KFOR-it.

"Temë qendrore e tkaimit ishte gjendja e sigurisë pas sulmit terrorist në Kosovë më 24 shtator. Kryeministri theksoi se ky sulm terrorist e theksoi nevojën për siguri të shtuar në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Sasia e madhe e armëve të të konfirskuara ushtarake dhe municionit ishte prodhuar në Serbi. Madje edhe stërvitjet luftarake të forcave paraushtarake të cilat kryen terror dhe vrasje në Banjskë dhe Zveçan u kryen në Serbi. Kosova nuk ka juridiksion atje, prandaj nevojitet hetim ndërkombëtar në Serbi për prëgatitjet, furnizimin dhe orkestrimin e këtij sulmi", thuhet në kumtesë.

Kurti e përshëndeti shtimin e numrit të ushtarëve të KFOR-it, si përgjigje ndaj sulmit terrorist nga Serbia ndaj Kosovës. Ai theksoi se kjo prani e shtuar duhet të koncentrohet në mirëmbajtjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, prej nga hyri armatimi serb dhe prej nga vjen kërcënimi për Kosovën".

"Ruajtja e kufirit do të thotë edhe mbyllje e kullosave pa leje, për ç'shkak nevojitet bashkëpunim më i madh me Policinë e Kosovës. Kryeministri Kurti e theksoi edhe nevojën që institucionet kosovare të sigurojnë shërbime të rregullta për qytetarët në veri të vendit dhe prandaj duhet të garantohet liria e lëvizjes", thuhet në kumtesën pas takimit të Kurtit me komandantin e KFOR-it. ia/

 

QËNDRONI TË LIDHUR