• e shtunë, 23 nëntor 2024

Takim joformal i ministrave të mjedisit jetësor të BE-së në Bruksel

Takim joformal i ministrave të mjedisit jetësor të BE-së në Bruksel

Bruksel, 15 janar 2024 (MIA) - Adaptimi klimatik dhe rezistenca, roli i ekonomisë qarkulluese në përballjen me krizën klimatike dhe zbatimi i tranzicionit të drejtë do të jenë temat kryesore të takimit dyditor joformal të ministrave të mjedisit jetësor të vendeve anëtare të BE-së që sot dhe nesër do të mbahet në Bruksel.

Siç kumtoi Komisioni evropian, në takimin joformal ministror do të marrin pjesë edhe eurokomisarët për aksion kliamtik dhe për mjedis jetësor, oqeane dhe peshkatari, Volke Hukstra dhe Virginius Sinkeviçius.

Gjatë ditës së sotme Hukstra dhe ministrat evropianë të mjedisit jetësor do të diskutojnë për aftësimin klimatik dhe rezistencën, si dhe për mundësitë e BE-së për përballje me rreziqet e ardhshme klimatike.

Gjatë drekës së punës, pjesëmarrësit në takim do të diskutojnë për qëllimet klimatike dhe politikat e BE-së, implementimin e marrëvehsjes nga Samiti për klimën KOP28, për legjislaturën lidhur me Marrëvehsjen e gjelbët, si dhe për uljen e emetimeve të gazrave të dëmshëm deri në vitin 2040.

Ndërsa nesër, eurokomsiari Sinkeviçius dhe minsitrat do të diskutojnë për rolin thelbësor të ekonomisë qarkuluese në përballje me qëllimet për neutralitet klimatik të BE-së, ripërtëritje të llojllojshmërisë biologjike dhe realizim të nivelit zero të ndotjes. 

Debati do të fokusohet në aktivitetet e Unionit për përshpejtim dhe prëforcim të tranzicionit të gjelbër dhe menaxhimit të qëndrueshëm me resurset në bazë të përparimit të arritur në pajtim me Planin e BE-së për qkonomi qarkulluese dhe Rregullativën për eko-dizajn të prodhimeve të qëndrueshme.

Në pajtim me rregullat e BE-së, takimet joformale janë takime në të cilat vetëm shqyrtohen çështje të caktuara dhe debatohet rreth tyre, por nuk sillen kurfarë vendime. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR