• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takim i Stoltenbergut me ministrin turk të Mbrojtjes

Takim i Stoltenbergut me ministrin turk të Mbrojtjes
Çanakala, 4 nëntor 2022 (MIA) – Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar sot është takuar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, transmeton Agjencia Anadollu. Akar dhe Stoltenberg u takuan pasi vizituan Memorialin e luftëtarëve të rënë dhe gadishullin Galipoli. Anadollu mëson se në takim është diskutuar për mbrojtjen dhe sigurinë rajonale, si dhe çështjet që kanë të bëjnë me NATO-n, ndërsa Akar ka prezantuar qëndrimet e Turqisë. Ministri turk i Mbrojtjes theksoi se vendi i tij do të vazhdojë të përmbushë detyrimet e saja në NATO si deri tani. Stoltenberg theksoi se Turqia është aleat i rëndësishëm i NATO-s dhe falënderoi vendin për rolin e saj në aktivizimin e sërishëm të korridorit për eksport të grurit nga Ukraina. Foto: Agjencia Anadollu

QËNDRONI TË LIDHUR