• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me drejtorin e Organizatës evropiane për të drejtën publike, Spiridon Flogaitis

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me drejtorin e Organizatës evropiane për të drejtën publike, Spiridon Flogaitis

Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - Presidentja, Gordana Siljanovska Davkova sot e ka pritur në takim drejtorin e Organizatës evropiane për të drejtën publike, Spiridon Flogaitis. Në takim presidentja u njoftua me qëllimet, funksionimin dhe aktivitetet e organizatës, e cila deri më tani ka organizuar, promovuar dhe mbështetur më shumë se 200 projekte arsimore dhe kërkimore dhe ka ofruar mbështetje për ngritjen e kapaciteteve demokratike të institucioneve në më shumë se 70 shtete, njoftojnë nga Kabineti i presidentes.

Ajo i përshëndeti aktivitetet kërkimore të Organizatës evropiane për të drejtën publike në drejtim të promovimit të sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike evropiane, si dhe analizën e sistemeve juridike me qëllim gjetjen e zgjidhjeve kreative për përmirësimin e tyre.

Në takim u biseduan për mundësitë dhe mënyrat e vendosjes së bashkëpunimit ndërmjet Organizatës evropiane për të drejtën publike dhe institucionet të Maqedonisë.

Organizata evropiane për të drejtën publike, siç sqarojnë nga Kabineti i presidentes, është organizatë ndërkombëtare e dedikuar për krijimin dhe afirmimin e njohurive në fushën e të drejtës publike dhe menaxhimit, e themeluar në Athinë në vitin 2007, si vazhdimësi e Qendrës evropiane për të drejtën publike. mb/

Foto: Kabineti i presdidentes

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR