• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Takim i Presidentes Siljanovska Davkova me ambasadorin polak Kshishtof Gzhelçik

Takim i Presidentes Siljanovska Davkova me ambasadorin polak Kshishtof Gzhelçik

Shkup, 18 qershor 2024 (MIA) - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Polonisë, Kshishtof Gzhelçik. Në takim, kumtuan nga kabineti i Siljanovska Davkovës, janë shkëmbyer mendime për zhvillimet aktuale politike në të dyja vendet, sfidat aktuale dhe mundësitë për shfrytëzimin e potencialeve për thellimin e bashkëpunimit bilateral.

Bashkë u konstatua se në vitin kur festohet tridhjetëvjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, marrëdhëniet mes dy vendeve janë në nivel të jashtëzakonshëm dhe u shpreh kënaqësia për dialogun e vazhdueshëm politik, bashkëpunimin në kuadër të institucioneve ndërkombëtare dhe të institucioneve ndërkombëtare dhe partneriteti në Aleancën e NATO-s.

Presidentja Siljanovska Davkova u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme nga Polonia në realizimin e qëllimeve strategjike të Maqedonisë dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm në planin për integrim evropian dhe përmbushjen e agjendës reformuese.

"Në këtë drejtim, presidentja theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit tonë të anëtarësimit në BE dhe shprehu pritjen që aktivizmi dhe mbështetja polake, dypalëshe, si miq të Grupit të Zgjerimit të BE-së dhe përmes Grupit të Vishegradit, do të vazhdojë me të njëjtin vrull edhe në të ardhmen", qëndron në kumtesën.

Në takim u theksua gatishmëria për avancimin e bashkëpunimit arsimor dhe u përshëndetën hapat në drejtim të zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimit tregtar dhe bashkëpunimit në sektorët e energjisë, informatikës dhe bujqësisë. ls/

Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova

 

QËNDRONI TË LIDHUR