• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me ambasadoren serbe, Nevena Jovanoviq

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me ambasadoren serbe, Nevena Jovanoviq

Shkup, 30 maj 2024 (MIA) - Marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes dy shteteve, ishin në fokus të bisedimeve të takimit të sotëm të presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova me ambasadoren e Republikës së Serbisë, Nevena Jovanoviq.

Nga Kabineti i Siljanovska Davkovës kumtuan se ajo e ka riafirmuar përcaktimin nga ana e vendit tonë për avancim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve të ndërsjellta përmes dialogut të hapur, për të gjitha çështjet e interesit të ndërsjelltë.

Presidentja Siljanovska Davkova dhe ambasadorja Jovanoviq këmbyen mendime dhe informata për gjendjet aktuale në rajon, në kontekst të perspektivës së tij evropiane.

Ambasadorja Jovanoviq e uroi presidenten Siljanovska Davkova për marrjen e funskionit. ab/

Foto: Kabineti i presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR