• e mërkurë, 21 janar 2026

Takim i ministres Janevska me ambasadorin e Zvicrës, Kristof Zomer

Takim i ministres Janevska me ambasadorin e Zvicrës, Kristof Zomer

Shkup, 15 janar 2026 (MIA) – Intensifikimi i bashkëpunimit të deritanishëm të suksesshëm ndërmjet dy vendeve, si dhe zgjerimi në pjesën e arsimit të lartë dhe shkencës, ishin temat e takimit ndërmjet ministres së Arsimit dhe Shkencës, prof.dr. Vesna Janevska dhe ambasadorit të Zvicrës, Kristof Zomer. 

Të dy bashkëbiseduesit, siç informojnë nga MASH, e theksuan mbështetjen e qeverisë zvicerane në pjesën e arsimit të mesëm profesional, arsimit dual, si dhe fuqizimin e bashkëpunimit me kompanitë dhe rrjedhën e zbatimit të projektit Arsim për punësim (e4e.mk) i cili po hynë në fazën e tij dyvjeçare përfundimtare. 

Në takim, gjithashtu, ishte biseduar edhe për bashkëpunimin ndërmjet universiteteve nga të dyja vendet, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e shkencës dhe veprimtarisë shkencore – hulumtuese, si dhe mbështetjen të cilën e merr Maqedonia në zbatimin e Specializimit të Mençur dhe Përdorimin e Inteligjencës Artificiale. fc/

Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

QËNDRONI TË LIDHUR