• e premte, 08 nëntor 2024

Takim i ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel

Takim i ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel

Bruksel, 11 tetor 2023 (MIA) – Sot dhe nesër në Bruksel do të mbajë takim dyditor ministror të NATO-s.

Takimi do të fillojë paradite me takimin e Grupit të kontaktit për mbrojtje të Ukrainës, ndërsa pasdite do të mbahet seancë e Këshillit NATO-Ukrainë, në të cilin do të jetë i pranishëm ministri suedez i Mbrojtjes Pall Jonson.

Në orët e vona të pasdites do të mbahen ceremoni për nënshkrimin e marrëveshjeve për aderimin e NATO-s drejt projektit “Trajnim për fluturim në Evropë” dhe drejt “Iniciativës evropiane për mburojë qiellore” (ESSI).

Takimi vazhdon nesër me takimin e Këshillit veriatlantik në nivel të ministrave të mbrojtjes ose përfaqësues të tyre, pas çka në orët e pasdites do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes për aderim të NATO-s drejt programit “Menaxhimin e hapësirës ajrore” (AER).

Në këtë takim të parë të NATO-s, në këtë nivel pas Samitit të korrikut të Aleancës në Vilnus, pritet që tema kryesore të jenë zhvillimet në Izrael dhe zhvillimi më i ri i ngjarjeve që kanë të bëjnë me agresionin rus ndaj Ukrainës.

Siç lajmëroi “Politiko”, në Kiev është i pranishëm shqetësimi se përshkallëzimi i konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Hamas-it do të mund të zhvendoste vëmendjen e botës nga lufta e saj kundër Rusisë, si dhe se ekziston ndjenja se te disa anëtare të NATO-s ulet mbështetja për Ukrainën.

Pritet që çështja për këto shqetësime të Kievit ta ngrejë ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem Umerov në takimin e Grupit të kontaktit për mbrojtje të Ukrainës.

Kryetari i Komisionit për politikë të jashtme të Parlamentit ukrainas, Oleksandar Merezhko, paraprakisht deklaroi se në Kiev ekzistojnë druajtje të tilla, por se personalisht ai konsideron se nuk ka bazë për diçka të tillë.

“Mendoj se në fund nuk do të jetë problem, meqë SHBA-ja është vend aq i fuqishëm në kuptimin ekonomik dhe ushtarak, që mund të sigurojnë mirë mbështetje financiare dhe ushtarake edhe për Ukrainën edhe për Izraelin në të njëjtën kohë”, deklaroi Merezhko.

Deputeti i Radës ukrainase, Jarosllav Zhelezhjank konsideron se shfaqja e “edhe një konflikti të madh ushtarak nuk ndihmon që vëmendja të fokusohet në bashkësinë botërore vetëm në Ukrainën”. Megjithatë, sipas tij, ende është herët që të vlerësohet nëse shpërthimi i konfliktit në Izrael do të ndryshojë disponimin botëror ose nga ana tjetër do të ndodhë e kundërta „do t’i konsolidojë demokratët kundër fushëveprimit më të gjerë të kërcënimeve“.

Një përfaqësues i lartë anonim i Ministrisë amerikane të Mbrojtjes deklaroi se SHBA-ja është e sigurt se mund t’i mbështesin edhe Izraelin edhe Ukrainën, duke theksuar se “vazhdimisht vlerësohet” niveli i rezervave të municionit në gjithë botën.

Zëvendës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mirçea Xhoana, tentoi t’i qetësojë druajtjet e Kievit duke theksuar se në mesin e anëtareve të Aleancës nuk ka “lodhje nga lufta” kur bëhet fjalë për mbështetjen për Ukrainën, duke paralajmëruar se vendi në një të ardhme të afërt do të mund të presë dërgesën e avionëve F-16.

Me qëndrim të ngjashëm u paraqit edhe kryeministrja daneze Mete Frederiksen, e cila përmendet si sekretare e mundshme e ardhshme e përgjithshme e NATO-s.

“Përderisa Ukrain është e gatshme të udhëheqë këtë luftë për lirinë tonë, nuk do të ndodhë lodhje nga lufta në bashkësinë tonë transatlantike”, deklaroi Frederiksen. 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR