Takim i jashtëzakonshëm i Komitetit ushtarak të NATO-s kushtuar shkeljes ruse të hapësirës ajrore të Paktit
- Në selinë e NATO-s në Bruksel sot do të mbahet takim i jashtëzakonshëm i Komitetit ushtarak të Aleancës në nivel të ambasadorëve të përhershëm të vendeve anëtare, ku do të bisedohet për shkelje të hapësirës ajrore të paktit nga ana e fluturakeve ruse.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:42, 23 shtator, 2025
Bruksel, 23 shtator 2025 (MIA) - Në selinë e NATO-s në Bruksel sot do të mbahet takim i jashtëzakonshëm i Komitetit ushtarak të Aleancës në nivel të ambasadorëve të përhershëm të vendeve anëtare, ku do të bisedohet për shkelje të hapësirës ajrore të paktit nga ana e fluturakeve ruse.
Takimi u thirr me kërkesë të Estonisë pas incidentit të së premtes kur tre aeroplanë rusë MiG-31K pa leje hynë në hapësirën ajrore estoneze. Sipas Minsitrisë estoneze të Mbrojtjes, tre aeroplanët luftarakë rusë në hapësirën ajrore të Estonisë qëndruan pothuajse 12 minuta.
Talini kërkoi takim urgjent në bazë të Nenit 4 nga Marrëveshja e NATO-s, me qëllim që Aleanca të reagojë ndaj incidentit, për të cilin Estonia paralajmëroi mbyllje të kufirit të saj lindor drejt Rusisë.
Neni 4 parasheh se "anëtaret së bashku do të konsultohen çdoherë kur, sipas mendimit të cilit do prej tyre, rrezikohen integriteti territorial, pavarësia politike apo siguria e cilës do anëtare".
NATO që të premten kumtoi se Aleanca menjëherë reagoi ndaj hyrjes së aeroplanëve në hapësirën ajrore estoneze dhe i hasi MiG-31K rusë.
"Ky është edhe një shembull për sjellje të papërgjegjshme ruse dhe aftësisë së NATO-s të përgjigjet", deklaroi zëdhënësja e Aleancës, Alison Hart.
Incidentin e dënoi edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas, e cila vlerësoi se shkelja e hapësirës ajrore ruse nga ana e aeroplanëve ushtarakë rusë paraqet "provokim të jashtëzakonshëm të rrezikshëm".
Moska, nga ana e tij, pohoi se fluturimi i aeroplanëve të saj MiG ishte në pajtim me rregullat ndërkombëtare për shfrytëzim të hapësirës ajrore dhe se "nuk i ka sheklur kufijtë e shteteve të tjera".
Për këtë çështje, Estonia tashmë inicoi takim urgjent edhe të Këshillti të Sigurimit të KB-së.
Incidenti në Estoni pasoi pasi që paraprakisht dronë rusë i shkelën hapësirat ajrore edhe të dy vendeve të tjera anëtare të NATO-s dhe BE-së, Polonisë dhe Rumanisë.
Si përgjigje ndaj këtyre provokomeve dhe sulmeve të shpeshtuara ruse në Ukrainë Komisioni evropian të premten propozoi pakon e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë, të cilat përfshijnë masa të kahëzuara drejt sektorit energjetik dhe bankar, tregtisë me kripto valuta dhe kompani që e mbështesin kompleksin rus ushtarako-industrial. ab/
Foto: МIА Arkivi