Takim i drejtorit të ZTZHI me pronarin e kompanisë "Zenith Water Heater"
- Drejtori i Drejtorisë për Zona Teknologjike të Zhvillimit Industrial (ZTZHI) Goce Dimovski, sot zhvilloi takim me Kuresh Mukadam, pronar i kompanisë për prodhimin e sistemeve të cilësisë së lartë për ngrohjen e ujit "Zenith Water Heater", në të cilën u bisedua për aktivitetet rrjedhëse të kompanisë dhe mundësitë për investime të reja në kuadër të zonave, njoftojnë nga ZTZHI.
- Post By Sara Ademi
- 17:08, 22 janar, 2026
Shkup, 22 janar 2026 (MIA) - Drejtori i Drejtorisë për Zona Teknologjike të Zhvillimit Industrial (ZTZHI) Goce Dimovski, sot zhvilloi takim me Kuresh Mukadam, pronar i kompanisë për prodhimin e sistemeve të cilësisë së lartë për ngrohjen e ujit "Zenith Water Heater", në të cilën u bisedua për aktivitetet rrjedhëse të kompanisë dhe mundësitë për investime të reja në kuadër të zonave, njoftojnë nga ZTZHI.
Në takim, Dimovski i prezantoi mundësitë e investimeve që i ofron shteti përmes Zonave TZHI, me ç'rast e ka theksuar mbështetjen institucionale aktive për investitorët potencial, klimën e qëndrueshme afariste dhe risitë për rritje afatgjate dhe zhvillim të kompanive që punojnë në zona.
Siç citohet në kumtesë, pronari i "Zenith Water Heater" ka shprehur interesim për investime, dhe i ka prezantuar planet për zgjerim të aktiviteteve afariste, duke e marrë parasysh se kompania tani është e pranishme në vend. Ai e theksoi bashkëpunimin pozitiv me institucionet, si dhe vlerën e mbështetjen gjatë vendimmarrjes për investime të reja.
"Kompania "Zenith Water Heater", me seli në Axhman, Emiratet e Bashkuara Arabe, është mes prodhuesve udhëheqës botëror të ngrohësve të ujit dhe sistemeve për ngrohje të ujit. Si filiale e Star Industrial Products LLC, kompania ofron zgjidhje të sigurta dhe efikase për amvisëritë, bizneset dhe industritë, ndërsa prodhimet e tyre i plason në tregjet në më shumë se 30 vende të Lindjes së Mesme, Azi, Evropë dhe Afrikë", theksohet në kumtesë. sa/
Foto: ZTZHI