Ministri Ljutkov në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit "FITUR 2026" në Madrid
- Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov, i cili e udhëheq delegacionin e Maqedonisë për vizitë pune në Mbretërinë Spanjolle, sot në Madrid mori pjesë në hapjen solemne të Panairit të 46-të ndërkombëtar të turizmit "FITUR 2026".
- Post By Sara Ademi
- 16:12, 22 janar, 2026
Shkup, 22 janar 2026 (MIA) - Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov, i cili e udhëheq delegacionin e Maqedonisë për vizitë pune në Mbretërinë Spanjolle, sot në Madrid mori pjesë në hapjen solemne të Panairit të 46-të ndërkombëtar të turizmit "FITUR 2026".
Në panairin "FITUR 2026" në Madrid, Maqedonia mori pjesë me tendë kombëtare, me të cilën nga data 21 deri më 25 janar u promovua si destinacion turistik autentik, me theks të veçantë të turizmit kulturor, turizmit enogastro dhe format e qëndrueshme të turizmit.

"Panairin, i cili do të zgjasë deri më 25 janar, e hapën mbreti spanjoll Felipe VI dhe mbretëresha Leticia. Në hapje morën pjesë edhe koordinatori për turizëm në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Akan Mahmut, dhe ambasadori i Maqedonisë në Mbretërinë Spanjolle, Edmond Ademi. Në këtë platformë turistike globale më me ndikim që i lidh tregjet dhe destinacionet, me fokus të fortë të qëndrueshmërisë, inovacionit dhe digjitalizimit, këtë vit marrin pjesë mbi 9500 kompani nga 156 vende, me 155 000 profesionistë të akredituar dhe rreth 100 000 vizitorë nga opinioni më i gjerë, që e konfirmon rolin udhëheqës të këtij panairi për sektorin turistik global", kumtoi Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Në kuadër të vizitës në Madrid, ministri Ljutkov realizoi takime me Shaika Al Novais, sekretar i përgjithshëm për turizëm i Kombeve të Bashkuara, dhe me Fuad Naghijev, drejtor i Agjencisë Shtetërore për Turizëm të Azerbejxhanit.
"Në takime ministri Ljutkov informoi për rezultatet në turizëm në vitet e fundit, si dhe për planet për këtë vit", citohet në kumtesë. sa/
Foto: Ministria për Kulturë dhe Turizëm