• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim i drejtorëve të CIA-s dhe Mosadit me kryeministrin e Katarit dedikuar armëpushimit në Gazë

Takim i drejtorëve të CIA-s dhe Mosadit me kryeministrin e Katarit dedikuar armëpushimit në Gazë

Dohë, 29 nëntor 2023 (MIA) - Shefat e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA)  dhe të asaj izraelite Mosad në Dohë u takuan me kryeministrin e Katarit që të bisedojnë për hapat e mëtutjeshëm pas armëpushimit dyditor të vazhduar mes Izraelit dhe grupit palestinez Hamas, informon Al Xhezira. 

Drejtori i CIA-s, Uiliam Barns dhe Dejvid Barnea, shef i shërbimit të inteligjencës Mosad, dje biseduan me kryeministrin e Katarit, sheikun Mohamed bin Abdulrahman bin Xhasim Al Tani një ditë pasi Doha e publikoi vazhdimin dyditor të armëpushimit humanitar  fillestar katërditor në Gazë.

Drejtori i CIA-s, Uiliam Bars ishte në Dohë "në takime për konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit, duke përfshirë edhe diskutime për pengjet", deklaroi një funksionar anonim amerikan.

Ndryshe, Katari, ku ndodhen disa liderë politikë të Hamasit, i udhëheq negociatat mes grupit palestinez dhe Izraelit. Në takim, zyrtarët diskutuan për parametrat e mundshëm të fazës së re të marrëveshjes së armëpushimit. Tregohet gjithashtu se ata kanë shqyrtuar se çfarë është e nevojshme për të arritur një armëpushim që do të zgjasë më shumë se disa ditë. Para atij takimi, zyrtarët e Katarit folën me zyrtarët e Hamasit për të kuptuar se çfarë mund të binte dakord grupi. fc/

Fotografia: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR