• e diel, 06 tetor 2024

Takim Erdogan – Zelenski në Stamboll

Takim Erdogan – Zelenski në Stamboll

Stamboll, 7 korrik 2023 (MIA) – Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan sot në Stamboll priti homologun e tij ukrainas Volodimir Zelenski, transmeton agjencia Anadollu.

Erdogani e priti Zelenskin i cili erdhi në Stamboll me ftesë të tij, me një ceremoni solemne në vilën Vahdetin. Pas pritjes, takimi vazhdoi me dyer të mbyllura. Të dy liderët shtrënguan duart në shenjë mirëseardhje dhe më pas vazhduan takimin tet-a-tet.

Siç ishte paralajmëruar më parë, në takim do të bisedohen tema rajonale dhe ndërkombëtare siç janë marrëdhëniet mes dy vendeve, zhvillimet e fundit në luftën ruso-ukrainase dhe Marrëveshjen për Korridorin e Detit të Zi për grurin e cila skadon më 17 korrik.

Pas takimit me dyer të mbyllura, të dy liderët do të kryesojnë me takimin e delegacioneve dhe do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Foto: Anadollu

QËNDRONI TË LIDHUR