• e enjte, 26 dhjetor 2024

Takim dyditor joformal i Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së

Takim dyditor joformal i Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së

Bruksel, 29 prill 2024 (MIA) - Këshilli për Punë të Përgjithshme të BE-së (GAK) sot dhe nesër do të mbajë mbledhje joformale, në të cilën ngjarje qendrore do të jetë shënimi i 20-vjetorit të zgjerimit të madh të Unionit më 1 maj 2004. 

Mbledhja do të fillojë sonte me solemnitet në Qendrën për Arte Figurative "Bozar" në Bruksel me të cilën do të shënohet përvjetori i pranimit të Estonisë, Qipros, Maltës, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Sllovakisë, Sllovenisë, Hungarisë dhe Çekisë në Bashkimin Evropian.

Pjesa e punës e mbledhjes joformale të GAK do të vazhdojë nesër në kuadër të të cilës ministrat ose sekretarët shtetërorë të vendeve anëtare të BE-së përgjegjës për çështje evropiane do të mbajnë seri të sesioneve të punës në të cilat do të bisedojnë për procesin e zgjerimit, duke përfshirë edhe për përvojat nga zgjerimi në vitin 2004, për nevojën e fuqizimit të Unionit, si dhe instrumentet e bllokut për mbrojtje të sundimit të drejtësisë. 

Mes tjerash, është paraparë që ministrat evropianë të shkëmbejnë mendimev me përfaqësues të vendeve kandidate dhe aspirante për anëtarësim të BE-së për sundimin e drejtësisë në kuadër të procesit të zgjerimit. 

Në mbledhje do të bëhet fjalë edhe për rëndësinë e respektimit të sundimit të drejtësisë në kuadër të Unionit, si dhe për përmirësimet potenciale të mekanizmave ekzistuese të mbrojtjes të këtij parimi dhe efikasitetit të tyre. 

Në mbledhje ministrat evropianë do të bisedojnë edhe për të ardhmen e BE-së, me çka pritet të shkëmbejnë mendime për hapat e nevojshëm dhe reformat për fuqizim të kapacitetit për veprim të Unionit. 

Mbledhjet joformale të Këshillave të BE-së janë takime të ministrave përkatës në të cilat nuk merem kurrfarë vendime, por vetëm debatohet dhe shkëmbehen mendime për tema të ndryshme dhe çështje për të cilat duhet të vendoset në takimet formale ose në takime të trupave të tjerë të Unionit. fc/

Fotografia: BE

QËNDRONI TË LIDHUR