Takim Durmishi- Hajdari: Përmes krijimit të politikave të përbashkëta ekonomike dhe bashkëpunimit të ndërsjellë do të përmirësohet konkurrenca në rajon
- Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi gjatë vizitës zyrtare në Prishtinë, realizoi takim me ministren Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. Tema kryesore e takimit mes dy ministrave ishte thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve.
- Post By Fami Bajrami
- 13:44, 25 korrik, 2024
Shkup, 25 korrik 2024 (MIA)- Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi gjatë vizitës zyrtare në Prishtinë, realizoi takim me ministren Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. Tema kryesore e takimit mes dy ministrave ishte thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve.
Ministri Durmishi theksoi se fokusi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës tani do të jetë në krijimin e masave dhe politikave konkrete për të rritur konkurrueshmërinë e kompanive vendore jo vetëm në tregun maqedonas, por edhe në rajon.
Në takim, ministri theksoi se avancimi i bashkëpunimit rajonal është prioritet kryesor i Qeverisë, me qëllimin kryesor përmirësim të standardeve të jetesës së qytetarëve në Maqedoninë e Veriut dhe rajon.
Është me rëndësi të jashtëzakonshme për vendet e Ballkanit Perëndimor, siç theksoi ministri, të krijohen masa të përbashkëta me qëllim të përmirësimit të klimës afariste dhe konkurrueshmërisë së tregut të përbashkët evropian.
Në takimin me ministren Hajdari, ministri Durmishi vuri në dukje se përmes “Procesit të Berlinit”, në të cilin morën pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor, janë ndërmarrë hapa seriozë për të nxitur dialogun midis qeverive, por edhe përfaqësuesve të bashkësisë të biznesit. Janë nisur reforma me të cilat të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do t'i afrohen anëtarësimit në BE.
Kosova është partner i rëndësishëm tregtar i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas vëllimit të tregtisë, Kosova është gjithmonë në njëzet partnerët më të mëdhenj tregtarë, me të cilët Republika e Maqedonisë së Veriut ka vëllimin më të madh të shkëmbimit tregtar, ndërsa në eksportin është gjithmonë në pesë partnerët më të mëdhenj tregtarë.
Të dy ministrat konstatuan se bashkëpunimi ekonomik midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, si dy vende fqinje dhe mike, ka potencial serioz për t'u thelluar edhe më shumë.
Foto: Ministria e Ekonomisë dhe Punës