• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski: Shkupi qëndron si simbol i qëndrueshmërisë dhe solidaritetit

Mickoski: Shkupi qëndron si simbol i qëndrueshmërisë dhe solidaritetit

Shkup, 26 korrik 2024 (MIA) - Shkupi qëndron si simbol i qëndrueshmërisë dhe solidaritetit, me kujtimin e ngjarjes tragjike që ndryshoi historinë e tij. 61 vjet më vonë qyteti vazhdon të jetojë, duke ruajtur kujtimin e atyre që humbën jetën dhe guximin e të gjithë atyre që ndihmuan në rindërtimin e tij, ka shkruar sot në Fejsbuk kryeministri Hristijan Mickoski.

Shkupi, siç thekson, më 26 korrik 1963 u godit nga një tërmet katastrofik, i cili la pasoja të përhershme në qytetin dhe banorët tanë.

"Rreth 80 për qind e qytetit u shkatërrua, kurse më shumë se 1070 njerëz humbën jetën, ndërsa mbi 4000 u plagosën. Fatkeqësia ndezi solidaritetin global, ku shumë vende dhe organizata ndërkombëtare dërguan ndihmë dhe mbështetje për të rindërtuar qytetin. Shkupi u rindërtua falë përpjekjeve të arkitektëve dhe urbanistëve vendas dhe të huaj"; shkruhet në publikimin. ls/

Foto: Fejsbuk i Hristijan Mickoskit

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR