• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim Blinken-Vang Ji në margjinat e Asamblesë së përgjithshme të KB-së

Takim Blinken-Vang Ji në margjinat e Asamblesë së përgjithshme të KB-së

Nju Jork, 27 shtator 2024 (MIA) - Diplomatët e lartë amerikanë dhe kinezë zhvilluan sot bisedime në Nju Jork, pasi ndonjëherë tensionet e larta mes fuqive zbuten edhe krahas mosmarrëveshjeve që kanë.

Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Kinës, Vang Ji në margjinat e Asamblesë së përgjithshme të KB-së në misionin kinez, deklaroi një zyrtar amerikan.

Të dy për herë të fundit janë takuar në korrik në një konferencë rajonale në Laos.

Kina gjatë samitit të nëntorit 2023 me presidentin Xho Bajden u pajtua për kërkesat kryesore të SHBA-së për të rivendosur komunikim ushtarak dhe për të ndërmarrë masa kundër prodhuesve të përbërësve të fentanilit.

Por mbetet një gamë e gjerë e mosmarrëveshjeve, me çka Kina është e zemëruar për sanksionet gjithëpërfshirëse të SHBA-së mbi eksportet e teknologjisë për të cilat Uashingtoni thotë se janë të nevojshme për arsye të sigurisë kombëtare.

SHBA, poashtu ka paralajmëruar Kinën për tensionet e larta në det me aleatin e saj Filipinet.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR