• e shtunë, 23 nëntor 2024

Takim Bërnabiq - Piç

Takim Bërnabiq - Piç

Beograd, 24 nëntor 2023 (MIA) – Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, sot ka biseduar me të dërguarin special britanik për Ballkanin Perëndimor, Stjuart Piç, për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale politike dhe ekonomike, si dhe për situatën aktuale në Kosovë dhe në rajon.

Ajo shprehu shqetësim të madh për situatën aktuale në Kosovë, sidomos për faktin se “në Prishtinë po pengojnë zgjedhjet e ardhshme për deputetë të Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë në territorin e Kosovës më 17 dhjetor 2023”.

Bërnabiq theksoi se Beogradi ka treguar një përkushtim të qartë për dialogun dhe arritjen e stabilitetit dhe se Serbia do të vazhdojë me vendosmëri të insistojë në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.

Duke treguar iniciativat e ndryshme në të cilat merr pjesë Serbia, Bërnabiq theksoi përkushtimin për bashkëpunimin rajonal, i cili është një nga prioritetet e politikës së jashtme dhe kontribuon në prosperitetin dhe zhvillimin ekonomik të të gjithë rajonit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR