• e hënë, 01 korrik 2024

Tajvani vuri re 68 aeroplanë të ushtrisë kineze dhe 10 luftanije në afërsi të ishullit

Tajvani vuri re 68 aeroplanë të ushtrisë kineze dhe 10 luftanije në afërsi të  ishullit

Taipei, 14 shator 2023 (MIA) - Tajvani sot  ka bërë të ditur se Kina ka ngritur 68 aeroplanë luftarakë dhe ka vendosur 10 luftanije pranë ishullit për disa orë.

Gjashtëdhjetë e tetë aeroplanë të Armatës Çlirimtare Popullore dhe dhjetë anije të marinës kineze rreth Tajvanit, theksohet në kumtesën  e Ministrisë së Mbrojtjes së Tajvanit.

Taipei mbrëmë ka bërë të ditur se vetëm disa orë u vunë re 35 aeroplanë ushtarakë, disa nga të cilët janë drejtuar në Paqësorin perëndimor për t'u bashkuar me aeroplanmbajtës kinezë Shandong si "pjesë e një stërvitjeje të përbashkët detare dhe ajrore".

Gjatë fundjavës, lutfanijet amerikane dhe kanadeze kaluan nëpër ngushticën e Tajvanit.

Në fillim të kësaj jave, Kina dërgoi një formacion detar të udhëhequr nga aeroplanmbajtësi Shandong, në juglindje të Tajvanit. rq/ar/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR