• e diel, 06 tetor 2024

Tajvan: Stërvitje e formacionit kinez në Paqësorin Perëndimor

Tajvan: Stërvitje e  formacionit kinez në Paqësorin Perëndimor

 Taipei, 11 shtator 2023 (MIA) - Formacion detar kinez i udhëhequr nga aeroplanmbajtësja "Shandon" sot lundroi 60 milje detare në juglindje të Tajvanit dhe hyri në Paqësorin Perëndimor për stërvitje, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit.

 Ministria njoftoi se ka vërejtur edhe 11 aeroplanë luftarakë kinezë, duke përfshirë luftëtarët J-16, në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Tajvanit deri në orën 5:40 sipas kohës lokale dhe se forcat e saj dhanë një "përgjigje të duhur", transmetojnë mediat kroate.

 "Shandon" mori pjesë në stërvitjet ushtarake kineze rreth Tajvanit në prill, të cilat operojnë në Paqësorin Perëndimor. Ai në qershor ka lundruar edhe përmes ngushticës së Tajvanit. 

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR