• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tajms: Zelenski ka hequr dorë nga tentimi për ta zëvendësuar gjeneralin Zalluzhni

Tajms: Zelenski ka hequr dorë nga tentimi për ta zëvendësuar gjeneralin Zalluzhni

Kiev, 31 janar 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski tentoi ta largojë komandantin e përgjithshëm të Forcave të armatosura të Ukrainës, gjeneralin Valerij Zalluzhni, nga posti, por ai refuzoi t'i bindej urdhrit dhe oficerët e tjerë të lartë ushtarak nuk pranuan të marrin postin e tij. Kjo e detyroi Zelenskin të heq dorë nga planet e tij, ka bërë të ditur DPA.

Gazeta britanike "Tajms" të martën publikoi se Zalluzhni ishte i ftuar në takim privat me Zelenskin, sipas oficerëve të lartë. Aty kanë qenë të pranishëm edhe këshilltarët e presidentit ukrainas.

Zalluzhni gjatë takimit, të hënën, u tha se vlerësimi i tij për situatën ushtarake është më pozitive se ajo që po ndodh realisht në front. Më pas atij iu kërkua të japë dorëheqje

Siç njoftojnë mediat, kur gjenerali refuzoi, Zelenski tha se do të nënshkruaj dekret për shkarkimin e tij. Pasi pasardhësit e mundshëm të Zalluzhnit refuzuan ofertën për të marrë postin e komandantit të përgjithshëm, Zelenski ishte i detyruar të heqë dorë dhe ta linte Zaluzhnin në pozitë.

Tajms shkruan se Zelenski ishte i detyruar të ndryshojë këtë vendim pas presionit të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe zyrtarëve të lartë ushtarakë.

Për tentativën e shkarkimit të Zhaluzhnit ka shkruar edhe "Gardian", duke iu referuar deputetëve të opozitës.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes i ka ka mohuar pretendimet për shkarkimin e komandantit të përgjithshëm Zaluzhni, të publikuar në Telegram. 

Marrëdhëniet midis Zelenskit dhe Zaluzhnit me javë të tëra janë vlerësuar si të tensionuara për shkak të kundërsulmit të dështuar kundër forcave ruse. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR