• e enjte, 26 dhjetor 2024

"Tajms": SHBA nuk do t'i lejojë Ukrainës t'i përdorë raketat balistike ATAKMS në Rusi

Uashington, 13 shtator 2024 (MIA) - SHBA nuk do t'i lejojë Ukrainës të përdorë raketa balistike me rreze të gjatë veprimi  ATAKMS (ATACMS), të cilat Ukraina i shfrytëzon në zonat kufitare me Rusinë, me qëllim që të parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, njoftoi "Tajms".

Sipas "Tajms", SHBA mund t'i lejojë Ukrainës t'i shfrytëzojë raketat britanike dhe franceze me rreze të gjatë veprimi për t'i qëlluar objektivat në Rusi, ndërsa Londra dhe Parisi tani u pajtuan në lidhje me këtë.

Vendimi, shton magazina, i referohet në mënyrë të veçantë ekuivalentit francez të ATAKMS, raketat "Skalp", si dhe raketat "Storm Shadou" nga prodhimtaria britaniko-franceze.

Presidenti rus Vladimir Putin paraprakisht dje deklaroi se pjesëmarrja direkte e vendeve perëndimore në konfliktin në Ukrainë do ta ndryshojë thelbin e tij dhe shtoi se Rusia do të detyrohet të sjellë vendime në bazë të kërcënimeve të krijuara.

"Kjo do të thotë se NATO-ja, SHBA dhe vendet evropiane janë në luftë me Rusinë. Dhe nëse kjo ndodh, atëherë, duke e marrë parasysh natyrën e ndryshuar të konfliktit, do të marrim vendime adekuate në bazë të kërcënimeve që do të krijohen", tha Putini, transmetojnë mediat ruse.

Putini theksoi se vendet e NATO-s jo vetëm që diskutojnë për mundësinë që armata ukrainase të përdorë raketa me rreze të ndryshme veprimi, por edhe për pjesëmarrje direkte në luftë.

"Vetëm personeli ushtarak i NATO-s mund t'i kontrollojë këto sisteme raketore. Kjo është e mundur vetëm me ndihmën e inteligjencës satelitore, të cilat Ukraina nuk i ka. Çështja është të vendoset nëse vendet e NATO-s duhet të përfshihen direkt në konflikt ose jo", tha Putini.

Ai shtoi se Perëndimi tani merr pjesë në sulme në territorin rus me ndihmën e dronëve dhe mjeteve tjera që i përdor Ukraina, por "kur bëhet fjalë për përdorimin e armëve me precizion të lartë me rreze të gjatë vperimi nga prodhimtaria perëndimore, kjo është një histori krejtësisht tjetër". sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR